Shitja me AutoFast

Alpet ofron mundësinë e blerjes nëpërmjet kartës elektronike, Karta AutoFast me parapagim dhe Karta AutoFast Bonus me paspagim. Karta AutoFast – Karte Elektronike është një kartë e përmasave të kartës së kreditit me shirit magnetik dhe me ngjyrat, logot e kompanisë dhe elementet e sigurisë përkatës.

Shërbimi i shitjes me AutoFast ose Kartë Elektronike ofrohet për të tre produktet naftë, benzinë dhe gaz. Furnizimi me kartë elektronike është mjaft fleksibël ndaj çdo kërkese dhe nevojë të klientit. Çdo kartë mund t’i caktohet një limit kohor përdorimi sipas kërkesës së klientit. Sasia e produktit që do të depozitohet në kartë për t’u përdorur më vonë nga klienti është në dorë të klientit sipas sasisë së dëshiruar.

Kartat pajisen me targën e automjetit, për të cilin do të përdoret sasia në kartë, për t’u furnizuar me produktin përkatës. Punonjësit janë të instruktuar që në mënyrë kategorike të mos pranojnë të kryejnë asnjë furnizim nëse targa e automjetit në të cilin do të hidhet karburanti dhe targa e shënuar në kartën elektronike nuk janë të njëjta.

Proçedura e përdorimit të Kartave AutoFast është e thjeshtë. Karta Elektronike i dorëzohet punonjësit të pikës së karburantit ku po kryhet transaksioni i furnizimit me karburant dhe skanohet nga lexuesi i barkodit i cili e rregjistron këtë kartë në bazën e të dhënave të kompanisë. Në këtë mënyrë çdo kartë elektronike lë gjurmë se në cilën pikë është përdorur, në cilën datë dhe orë është përdorur dhe në cilin automjet është përdorur. Gjithashtu sipas kërkesës së klientit, nëse ka dyshime për abuzime apo pakënaqësi të shërbimit, çdo pikë karburanti që operon nën drejtimin e ALPET monitorohet me kamera CCTV 24 orë në 24 dhe rregjistrimet do të vihen në dispozicion të klientit sipas kërkesës.