"Energjia jone pozitive me ju kudo, ne cdo kohe!"

“Alpet”është shoqëri e themeluar në vitin 2005, me zyra qëndrore në kryeqytet, në rrugën “Pjetër Bogdani” në zonën e ish – bllokut. E krijuar fillimisht si një degëzim i kompanisë manjate turke ALPET, shoqëria ndoqi të njëjtën vlerë të kompanisë mëmë, duke ofruar cilësinë e parë për klientët. Tashmë me rreth 10 vite në tregun vendas, imazhi i kësaj shoqërie mbetet e pandryshuar tek klientët.

E përqëndruar në efiçiencë dhe efektivitet, “Alpet” arriti të tërheqë menjëherë ekspertët më të njohur të fushës së hidrokarbureve, dhe të mbledhë rreth saj punonjës të kualifikuar. Falë trajnimeve të herë-pas-herëshme të stafit, “Alpet” siguron për klientët korrektësi dhe profesionalizëm në shërbim. Fleksibiliteti dhe shpejtësia në ofrimin e shërbimit në pikat e shitjeve me pakicë, dhe profesionalizmi dhe përkrahja e drejtueseve të departamenteve më kryesore të kompanisë, ndihmojnë kompaninë të qëndrojë gjithmonë pranë nevojave të klientëve. Shoqëria është vazhdimisht e angazhuar për të ndjekur hapat e teknologjisë më të fundit në tregtimin e hidrokarbureve, duke përkrahur në çdo nisem zhvillimet e reja, veçanërisht në mbrojtje të mjedisit.

Fokusi i kompanisë për të ardhmen është arritja e perfeksionit në kombinimin e produktit dhe shërbimit në tregun e hidrokarbureve, duke siguruar vazhdimësinë e bashkëpunimit me klientët, dhe rritjen e pranisë në treg.

Misioni:

“Të plotësojmë kërkesat dhe nevojat e klientëve për cilësi të lartë dhe disponibilitet e shpejtësi në shërbim, duke u kujdesur në çdo hap për ndikimin në mjedis.”

Vizioni:

“Të pozicionohemi lider në tregun e hidrokarbureve, duke konkuruar në cilësi të lartë produktesh dhe shërbimesh.”

Objektivat:

1-Objektivi ynë për të ardhmen është të krijojmë marrëdhënie të ngushta me konsumatorët tanë.

2-“Alpet” do të kontribuojë më tepër në mjedis, për të krijuar një ambjent më të mirë për ne dhe brezat e ardhshëm.

3-Deri në fund të vitit objektivi ynë është të rrisim me 50% sasinë e produkteve të shitura.